Njoma Zogaj ishte pranë që me skuadrën e saj, EH Aalborg të sigurojë promovimin në elitën e Danimarkës, ku edicionin e ardhshëm do të luajnë Leonora Demaj dhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari.
Aalborgu dështoi në barazh, por e rëndësishme për ne është që Njoma është kthyer dhe ka pasur hapësirë të madhe në ndeshjet e fundit.
Ajo kishte pësuar lëndim serioz vjeshtën e kaluar, kurse në ndeshjet e fundit është kthyer në formë.
Njoma është e motivuar për grumbullim me Kosovën në fund të muajit.
Do të jetë prej prurjeve të reja dhe cilësore në përfaqësuesen tonë./FrontOnline/