Njoma Zogaj do të debutojë në Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për Euro 2022 që mbahen në Prishtinë prej 3 deri më 5 qershor, përcjell FrontOnline.
Ajo ka kaluar telashet shëndetësore që i kishte dhe është e gatshme për lojë.
Njoma, që luan në Danimarkë, tashmë ka arritur në Kosovë.
Kosova sot nis stërvitjet për ndeshjet me Qipron, Luksemburgun dhe Portugalinë.
“Jam e entuziazmuar që do të njoftohem me vajzat tjera dhe që më në fund po realizohet dëshira për të luajtur për Kosovën. Jam krenare për këtë dhe shpresoj se kontributi im do të jetë i vlefshëm. Do të jap maksimumin për Kosovën”, ka thënë Zogaj./FrontOnline/