×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njohësit kërkojnë të bëhet liberalizimi i tregut, por të mos rritet çmimi i energjisë

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Liberalizmi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë edhe pse është i përcaktuar me “Ligjin për Energjinë” po kundërshtohet nga përfaqësuesit e bizneseve, pasi që sipas tyre, do të ketë ngritje të çmimit të energjisë në vend.

    Lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Ai ka thënë se rritja e energjisë elektrike për 40 përqind do të ishte goditje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Por, ky liberalizmi sipas njohësit të çështjeve të energjisë, Agron Dida, duhet të bëhet.

    “Liberalizimin e tregut e kemi në kuadër të Ligjit për Energjinë, kjo duhet të bëhet, por mënyra si duhet të bëhet duhet të bëhet me kujdes, gjithmonë eliminimi i monopoleve është për të mirë të publikut pasi që i rrëzon çmimet”  tha ai.

    Sipas Didës, liberalizmit i tregut të energjisë duhet të bëhet me parimin për lirimin e çmimeve dhe të sigurojë një treg të barabartë të konkurrencës.

    “Procesi i liberalizimit duhet të siguroj treg të konkurrencës të barabartë, jo të jetë monopol apo biznes që ka interes, kur të bëhet si duhet liberalizimi, kur të caktohen kushtet atëherë duhet me u liru edhe  çmimet, ky është parimi”, tha ai për Front Online.

    Dida tha se Qeveria e Kosovës dhe MZHE-ja, për ta liberalizuar tregun e energjisë duhet ta kenë parasysh interesin e qytetarëve.

    Liberalizmi i tregu të energjisë elektrike në Kosovë, është paraparë që të bëhet nga sot, por kjo është shtyrë nga Oda  Ekonomike e Kosovës, Parlamenti dhe Qeveria.

    Kështu ka bërë të ditur, kryetari i OEK, Berat Rukiçi.

    “Bashkërisht te angazhuar me Parlamentin dhe Qeverinë, për vitin e tretë me radhë, arritëm ta shtyjmë daljen e kompanive kryesore te vendit në treg të “derregulluar” te energjisë elektrike”, ka thënë ai./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Kosova’ Gjesti kishte rrëfyer për vështirësitë në jetën e tij. Nga varfëria e deri...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha ka befasuar me një teori gjatë bisedës që e ka pasur me Vullnetin. Ajo i tha Vullnetit se po të qëndronte...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.