×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Njohësit e sigurisë paralajmërojnë: Serbia dhe Rusia do të tentojnë ta prishin imazhin e zgjedhjeve

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Ndërsa zgjedhjet e 9 shkurtit afrohen, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se procesi zgjedhor në Kosovë do të zhvillohet në një ambient të qetë dhe të sigurt, duke përjashtuar ndonjë incident madhor.

    Por sipas tyre përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për të ndikuar tek serbët lokalë në veri të Kosovës janë një realitet i vazhdueshëm.

    Ekspertet e sigurisë kanë mirëpritur edhe angazhimin e Sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

    Eksperti i sigurisë, Avni Islami, theksoi përgatitjet e institucioneve përgjegjëse në Kosovë, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), EULEX-in dhe KFOR-in, që sipas tij gjithmonë kanë treguar vigjilencë të lartë.

    “Unë si e shoh gjendjen e sigurisë në zgjedhje, si çdo zgjedhje të tjera edhe këtë vit mbarëvajtja e zgjedhjeve në Kosovë më e 9 shkurt do të shkoj pa incidente duke pasur parasysh që institucionet e sigurisë së Kosovës, Policia dhe AKI në bashkërendim dhe në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in gjithmonë kanë qenë vigjilente dhe nuk kanë lejuar ndonjë befasi dhe unë prapë besoj që me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet me 9 shkurt, në gjithë territorin e Kosovës të shkojnë siç duhet dhe pa incidente”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

    Megjithatë, Islami vuri në dukje se përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për të prishur imazhin e këtyre zgjedhjeve nuk do të mungojnë.

    Ai paralajmëroi për mundësinë e ndonjë incidenti sporadik të izoluar në katër komunat veriore, të shkaktuara nga lufta politike brenda subjekteve serbe. Sipas tij, presioni mbi votuesit serbë që të mbështesin Listën Serbe mbetet një element shqetësues.

    “Në fakt përpjekjet e Serbisë dhe të Rusisë nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë që ta prishin imazhin e këtyre zgjedhjeve te serbet lokal ku ata do të përpiqen që të bëjnë një presion psikologjik tekë qytetarët lokal serb që ta votojnë Listën Serbë. Krejt çka mund të them që ndonjë incident të vogël sporadik e të izoluar mund të ketë në katër komunat veriore nga vetë serbet lokal, sepse lufta brenda subjekteve politike nga vetë serbet do të jetë e madhe sepse Lista Serbe do të përpiqet që të fitoj numrin maksimal të ulëseve në Kuvend të Kosovës dhe në anën tjetër janë partitë e tjera. Mirëpo incidente mund të jenë brenda subjekteve politike serbe ato do të jenë të izoluara dhe nuk do ta prishin imazhin e këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt”, tha Islami.

    Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon, duke veçuar tensionet e shkaktuara nga Serbia dhe aleanca e saj me Rusinë.

    Ai paralajmëroi për rreziqet e një “lufte hibride” që Serbia mund të përdorë për të destabilizuar situatën, por gjithashtu beson në kapacitetet e institucioneve kosovare për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

    “Duhet respektuar vlerësimet e sekretarit të përgjithshëm Mark Rute, ngase situata përgjithësisht në Ballkanin perëndimor është në tension mu për shkak Serbisë, partnerit të Rusisë, e cila në vazhdimësi ka pretendime territoriale edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por edhe ndaj Kosovës dhe në këtë drejtim ajo po përdor luftën hibride presidenti i vendit Vuciqit me sistemet paramilitare edhe militare edhe policore. Për këtë arsye duhet që të jemi të kujdesshëm në këtë fazë të votimeve nga ai aspekt që situate edhe pse e qetë edhe stabile në Kosovë por e brishtë nga një mundësi e tillë e rrezikimit. Mendoj që nuk ka shenja të dukshme që mund të ketë ndonjë acarim të situatës brenda por që në realitet është që vetëm ka indikacione që mund të ketë në pjesën veriore nga se reagimi i politikanëve serbe në këtë situatë të zgjedhjeve ka indikacione që mund të ketë eventualisht ndonjë, por ato mund të jenë sporadike. Por ne kemi kapacitet të bollshme që të pengojnë një mundësi qoftë eskalimi apo destabilizmi të situatës”, ka thënë ai.

    Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Këto deklarata, ai i bëri më 13 janar gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel.

    Ai shtoi se aleanca nuk do të lejojë të ketë ndonjë vakum të sigurisë, as në Bosnje e Hercegovinë, e as diku tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, tha Rutte.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, tha se Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ia ka prezantuar politikanët e partive opozitare...
    Lajme02 Prill 2025
    Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në një intervistë të përbashkët për mediat e Kosovës, ka folur për procesin...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video në llogarinë e saj në “X”, në Ditën Botërore të Autizmit. Ajo thotë...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji njofton se është e vetëdijshme për shqetësimet e qytetarëve lidhur me procesin e tanishëm tarifor, të shprehura...
    Vip02 Prill 2025
    Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Stresi po vazhdon ta shfaqë hapur mbështetjen për Gjestin, në garën e...
    Lajme02 Prill 2025
    Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë...
    Lajme02 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së rreshterit të policisë, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik....
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua sot me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Haradinaj thotë se vizita...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.