×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohësit e çështjeve politike: Ja kush do të ishte kandidati ‘ideal’ për president !

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Çështja e postit të Presidentit, po vazhdon të “ziejë” në skenën politike kosovare. Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili, pak kohë më parë deklaroi hapur kandidaturën për këtë post.Por kreu i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se kjo pozitë duhet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.

    Aktualisht këtë pozicion po e mban Vjosa Osmani si UD e Presidentit, e cila mund të qëndrojë vetëm 6 muj, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Thaçi.

    Por njohësi i çështjeve politike, Dorajt Imeri, thotë se në këtë post duhet të jetë një person me shkallë të lartë të legjitimitetit pasi i njëjti do të ketë ndikim në proceset më të rëndësishme në të cilat kalon vendi.

    “Posti i presidentit të Kosovës është padyshim një nga postet që shpesh i ka paraqitur problem Kosovës në kuadër të sistemit të saj politik. Edhe tash jemi në këtë pozitë, ku mos-dakordimi për këtë post, gjeneron një impakt në të gjitha proceset politike me të cilat përballet vendi. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, nominalisht, është figura qendrore, simbol i shtetit dhe përfaqesues i tij, objektivisht presidenti nuk i ka gëzuar këto personifikime, pasi prejardhet politike paraparake, sjelljet politike dhe shpesh edhe sjelljet politike brenda dhe jashtë kompetencave kushtetuese, ka dëshmuar se presidenti i vendit, kërkohet të jetë mbi subjektet politike” tha Imeri për Gazeta Blic.

    Çështja e postit të Presidentit, po vazhdon të “ziejë” në skenën politike kosovare.Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili, pak kohë më parë deklaroi hapur kandidaturën për këtë post.Por kreu i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se kjo pozitë duhet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.

    Aktualisht këtë pozicion po e mban Vjosa Osmani si UD e Presidentit, e cila mund të qëndrojë vetëm 6 muj, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Thaçi.Por njohësi i çështjeve politike, Dorajt Imeri, thotë se në këtë post duhet të jetë një person me shkallë të lartë të legjitimitetit pasi i njëjti do të ketë ndikim në proceset më të rëndësishme në të cilat kalon vendi.
    “Posti i presidentit të Kosovës është padyshim një nga postet që shpesh i ka paraqitur problem Kosovës në kuadër të sistemit të saj politik. Edhe tash jemi në këtë pozitë, ku mos-dakordimi për këtë post, gjeneron një impakt në të gjitha proceset politike me të cilat përballet vendi. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, nominalisht, është figura qendrore, simbol i shtetit dhe përfaqesues i tij, objektivisht presidenti nuk i ka gëzuar këto personifikime, pasi prejardhet politike paraparake, sjelljet politike dhe shpesh edhe sjelljet politike brenda dhe jashtë kompetencave kushtetuese, ka dëshmuar se presidenti i vendit, kërkohet të jetë mbi subjektet politike” tha Imeri për Gazeta Blic.

    Imeri potencon se gjetja e një figure konsensuale për këtë post do të ishte efektive.“Por, presidenti i vendit, duhet të gëzoj edhe shkallë të lartë të legjitimitetit, prandaj gjetja e një figure konsensuale do të ishte me efekt, jo vetëm për postin e permendur, por edhe për ndikimin që mund të ketë ai në proceset e gjithmbarshme politike në vend, aq më tepër sakohë vendi ka pasur një ndasi të thellë politike.Si emër të përveçëm, përtej dëshirave personale, duhet të mendohet figura që trashëgojnë respekt qytetar, janë të mishëruar me vlerat dhe sistemin politik të vendit, i/e gatshëm për t’i prirë proceseve me të cilat kalon vendi, pavarësisht kompetencave të limituara”Ndërsa profesori universitar Muhamend Kelmendi thotë për “Gazeta Blic” se Kosova ka shumë kandidatë Kosova të kualifikuar që mund të mbajnë këtë post.“Juridikisht është një çështje shumë e qartë dhe e rregulluar.Kryetarja e Kuvendit mund ta ketë pozitën e Presidentit deri në 6 muaj. Pastaj, nëse nuk zgjedhet Presidenti nga Kuvendi shkohehet në zgjedhje të reja.Kush mund të bëhet president?Sipas Ligjit dhe Kushtetutës mund të konkuron për President çdo qytetar dhe shtetasi Kosoves që ka moshën dhe nuk është i dënuar apo nuk ndiqet penalisht.Tash i takon partive ne Kuvend te arrijnë pajtim lidhur me kandidatin për President.Partitë dihen që janë në Kuvend PDK, LDK, VV, AAK etj.Ka shumë kandatë Kosova, të mirë dhe të kualifikuar” deklaroi Kelmendi.

    Ish-presidenti, Hashim Thaçi, tha dorëheqjen nga ky post pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.