Ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi, një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit, për shkak se iu konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për gjoja krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E me tu bërë i ditur ky lajm, pozitën e tij e zuri kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Mirëpo njohësit e Kushtetueses, kanë thënë se detyrën Osmani nuk e ka marrë në formën e duhur ligjore.
Riza Smaka për IndeksOnline ka sqaruar se Osmani, ndonëse tash është bërë ushtruese e detyrës, juridikisht kjo nuk qëndron. Kjo pasi që ajo do të duhej të merrte paraprakisht një urdhër të shkruar nga Thaçi e në të cilën do të bëheshin të ditura arsyet pse ai nuk mund ta ushtroj funksionin.
“Zonja Osmani, de cakto është ushtruese e detyrë, de juro nuk është, sepse nuk e ka marrë funksionin e presidentin në harmoni me dispozitën 90 të paragrafit të parë të Kushtetutës, sipas asaj dispoizite ka qenë dashtë që presidenti Thaçi me urdhër të shkruar të kërkonte nga kryetarja e kuvendit për ta marrë funksionin e presidentit në atë urdhër ai është dashur të kishte theksuar shkaqet e mungesës së përkohshme”, theksoi Smaka.
Sipas tij në Kushtetutën e Kosovës nuk është e paraparë dorëheqja dhe se presidenti nuk mundet të shkarkohet me dorëheqje.
Për Smakën gabojnë të gjithë ata që thonë se Thaçi ka dhënë dorëheqje, sepse sipas nenit 90 ai është president në mungesë.
Smaka madje ka kritikuar Osmani duke thënë se ajo si juriste do të duhet të konsultohej me Kushtetutën.
“Kjo është për çdo kritik, ajo është juriste, nuk është dashur të vrapoj ashtu, është dashur të konsultohet me kushtetutën, pa rregulla nuk ka rend”, nënvizoj Smaka