×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njohësi i ekonomisë: Inflacioni 5.3% po e shtyn qytetarin drejt mbijetesës

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2025

    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxherin,në një prononcim për FrontOnline  vlerëson se rritja e çmimeve prej 5.3 për qind nuk duhet parë vetëm si shifër zyrtare, por si një realitet që po e prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

    Sipas tij, me paga të pandryshuara, qytetarët sot blejnë më pak ushqim dhe paguajnë më shtrenjtë për energjinë elektrike, ngrohjen dhe shërbimet bazë, çka tregon rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse dhe goditje të standardit të jetesës.

    ‘’Rritja e çmimeve prej 5.3% nuk është thjesht statistikë, por realitet i përditshëm për secilin qytetar. Me të njëjtat paga, sot blejmë më pak ushqim, paguajmë më shtrenjtë rrymën, ngrohjen dhe shërbimet bazë. Fuqia blerëse ka rënë dukshëm dhe standardi i jetesës është goditur, sidomos për ata që jetojnë nga paga fikse ose pensioni ‘’, tha Muhaxheri.

    Muhaxheri thotë  se kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht, por është pasojë e mungesës së masave konkrete dhe e politikave të gabuara ekonomike. Ai vlerëson se institucionet nuk kanë reaguar me kohë përballë rritjes së çmimeve dhe se, në vend të ndërhyrjeve serioze për mbrojtjen e qytetarëve, ka pasur kryesisht deklarata dhe justifikime.

    ‘’Kjo situatë nuk erdhi rastësisht. Mungesa e masave konkrete nga qeveria, politikat e gabuara ekonomike dhe mos reagimi në kohë ndaj rritjes së çmimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt. Në vend që të ketë ndërhyrje serioze për të mbrojtur qytetarin, kemi pasur vetëm deklarata dhe justifikime’’, deklaroi njohësi i ekonomisë.

    Sipas tij, më së shumti po goditen familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat, për të cilët shtrenjtimi i jetës nuk është thjesht sfidë ekonomike, por çështje mbijetese. Ai shton se, ndërkohë që qeveria flet për suksese, realiteti në treg dhe në shtëpitë e qytetarëve dëshmon të kundërtën.

    ‘’ Më së shumti po goditen familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat. Për ta, rritja e çmimeve nuk është ‘sfidë ekonomike’, por problem mbijetese. Ndërkohë, qeveria vazhdon të flasë për suksese, kur realiteti në treg dhe në shtëpitë e qytetarëve tregon krejt të kundërtën’’, deklaroi Muhaxheri.

    Në fund, Muhaxheri vlerëson se barrën e inflacionit po e paguan qytetari dhe jo qeveria, duke shtuar se pikërisht kjo ndjenjë e të qenit i lënë vetëm përballë rritjes së çmimeve e bën situatën edhe më të rëndë për shumicën e qytetarëve.

    ‘’Në fund, faturën po e paguan qytetari, jo qeveria. Dhe kjo është ajo që po e bën inflacionin edhe më të rëndë: ndjenja se je i lënë vetëm përballë shtrenjtimit të jetës’’, tha Muhaxheri.

    Njohësit ngrenë alarmin: Shtrenjtimi i jetesës po del jashtë kontrollit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.