×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohësi i ekonomisë: Çmimet u rritën 30% para festës së Bajramit

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxhiri, ka kritikuar rritjen e çmimeve në Kosovë, veçanërisht në prag të festave të Bajramit.

    “Rritja e çmimeve në prag të festave, përfshirë Bajramin, nuk është një fenomen i ri, por këtë vit është ndier më shumë se kurrë”, thotë ai.

    Sipas tij, çmimet në Kosovë janë rritur mesatarisht me 23% gjatë tre viteve të fundit, ndërsa përpara Festave rritja ka arritur deri në 30%.

    Fajin për këtë, sipas Muhaxhirit vjen nga keqmenaxhimi qeveritar.

    “Të dhënat tregojnë se në tre vitet e fundit, çmimet në Kosovë janë rritur mesatarisht me 23%, ndërsa në prag të festave rritja ka arritur deri në 30%. Kjo rritje nuk është thjesht rezultat i faktorëve të tregut, por edhe një pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit qeveritar, tha ai.

    Sipas Muhaxhirit, është urgjente që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve, përndryshe rritja e çmimeve do të vazhdojë të rëndojë jetesën e qytetarëve të Kosovës.

    “Është detyrë e qeverisë të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e konsumatorëve dhe stabilizimin e tregut. Në vend të propagandës për zhvillim ekonomik, qeveria duhet të fokusohet në politika të qarta për fuqizimin e prodhimit vendor, kontrollin e spekulimeve në treg dhe krijimin e një mjedisi ekonomik më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët”, vlerësoi ai.

    Në prag të Festës së Bajramit/ “Fluturojnë” çmimet e artikujve në Kosovë

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka pritur të hënën në takim emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Detaje...
    Lajme01 Prill 2025
    Gati 26 vite më pas në Kosovë kanë mbetur rreth 4700 trupa të KFOR-it, të cilët vijnë nga 29 vende të ndryshme...
    Lajme01 Prill 2025
    Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan. Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale. Nga ky...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Sport31 Mars 2025
    Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Anfield në verë. Mesfushori anglez...
    Vip31 Mars 2025
    Ferma Vip 2 nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca në Vizion Plus, nisi plot surpriza dhe të papritura. Ndërsa të gjithë...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët amerikanë që humbën jetën tragjikisht në Lituani gjatë disa ushtrimeve. “Sot u bashkohemi miqve tanë amerikanë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite në mes të muajit maj, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.