Njohësi i çështjeve të Arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar këtë proces.
Ai e cilësoi furnizimin me tekste shkollore si një proces të dyshimtë dhe të komplikuar pa nevojë.
‘’Procesi i furnizimit me tekste shkollore ka qenë i dyshimtë nga fillimi dhe është komplikuar pa nevojë ‘’, tha Osmani për FrontOnline.
Sipas Osmanit, ky proces ka qenë jo efikas dhe turbullt që nga fillimi, dhe ai theksoi se duhet të hetohet dhe analizohet në detaje.
Ai gjithashtu u shpreh se është përgjegjësi e gjykatës për të nxjerrë një vendim për këtë çështje, por gjithsesi, procesi sipas tij ka qenë jo efikas i turbullt.
‘’ Normalisht Gjykatës i takon të nxjerrë vendimin mbi këtë çështje mirëpo pa dyshim ka qenë proces jo efikas i turbullt dhe si i tillë mendoj që duhet të hetohet e të analizohet në detaje’’, përfundoi Osmani.
Kallëzimi penal nga opozita/ Çfarë gjetjesh ka raporti për ministren Nagavci?