×
  • Sport
  • Sport

    Njoftim për licencimin e shkollave të basketbollit në FBK

    FrontOnline
    15 Janar 2023

    Federata e Basketbollit të Kosovës njofton të gjitha shkollat për kriteret e licencimit pranë FBK-së se afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është më 18 janar.

    KRITERET PËR LICENCIMIN E SHKOLLAVE TË BASKETBOLLIT  PRANË FBK-SË

    Kushtet që duhen plotësuar personat që aplikojnë për tu pajisur me licencë për shkollë të basketbollit janë:

    1. Shkolla e basketbollit të jetë e kompletuar me të gjitha dokumentet e nevojshme si:
    2. a) Certifikata e OJQ-së
    3. b) Certifikata e Numrit Fiskal
    4. c) Certifikata/Leja e Kuvendit Komunal,
    5. d) Kontratat me sallat/palestrat ku shfrytëzohen terminet e stërvitjeve.
    6. Deri më 13 Janar 2023 të gjitha shkollat që aplikojnë për licencim duhet të sjellin të paktën një plan-program 1 vjeçar, për një grup-moshë të caktuar (p.sh. U12-U14) dhe i njëjti plan-program të sjellët në FBK apo edhe të dërgohet në emailin zyrtar të FBK-së: [email protected] . Nga edicioni 2023/24 plan-programet do të jenë obligative për të gjitha grup-moshat e reja që marrin pjesë në garat e organizuara nga FBK;
    7. Deri më 18 Janar 2023 duhet ti sjellin listat me emrat e lojtarëve/eve që stërviten në shkolla (emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, gjatësia);
    8. Duhet të keni evidencë për aplikim për regjistrim të shkollës së basketbollit;
    9. Evidenca e palestrës (ose sallës sportive) që i plotëson kushtet elementare;
    10. Duhet të plotësohen kartonët personal të trajnerëve, evidenca e trajnerëve që punojnë në shkollë të basketbollit;
    11. Evidenca e topave të mjaftueshëm dhe madhësive adekuate të topave të parapara sipas moshës;
    12. Evidenca e koshave me lartësi adekuate për grupe të mini-basketbollit;
    13. Evidencën e orarit të stërvitjeve pasi preferohet që orari i stërvitjeve të jetë më së voni deri në ora 20:00 për fëmijët deri moshën 14 vjeçare dhe deri në ora 22:00 për grup-moshat 14-17 vjeçare;
    14. Evidenca e angazhimit në stërvitje të paktën një trajner dhe një ndihmës trajner* (nëse numri i lojtarëve është mbi 15 fëmijë);
    15. Evidenca apo regjistri i numrit të fëmijëve në stërvitje pasi që numri i fëmijëve të angazhuar në një stërvitje nuk duhet ta kalon numrin e 20 vijuesve deri në moshën 14 vjeçare, dhe jo më shumë se 16 fëmijë në grup nga mosha 14-18 vjeçare;
    16. Preferohet që të sigurohet numri i stërvitjeve sipas grup-moshave:
    17. a) Mosha U: 6 – 10 (2) stërvitje në javë*
    18. b) Mosha U:10 – 12 (2-3) stërvitje në javë*
    19. c) Mosha U:12 – 14 (3-4) stërvitje në javë*
    20. d) Mosha U:14 – 16 (4-5) stërvitje në javë*
    21. e) Mosha U:16 – 18 (5-6) stërvitje në javë*.

    Për secilën grup-moshë të sillet plan-programi vjetor i punës siç e kemi cekur më lartë.

    1. Të gjitha shkollat e basketbollit duhet të jenë të gatshme të pranojnë çfarëdo kërkese, këshille apo sugjerimi nga organet e FBK-së (drejtuesit, Këshilli profesional dhe SHTBK);
    2. Duhet të zbatojnë në përpikëri Rregulloret e FBK-së;
    3. Në asnjë çast nuk duhet të keqpërdoret emri i organit më të lartë (FBK-së) duke e degraduar me veprime të palejuara siç janë marrja e të hollave nga fëmijët kinse për regjistrim të lojtarëve ku dihen trajnerët që kanë kërkuar shuma të mëdha për arsye banale;
    4. Të kemi kujdes me imazhin që i krijohet sportit ndër me të popullarizuar në Kosovë-basketbollit;
    5. Të jetë në shërbim të FBK-së kur kërkohet një gjë e tillë prej tyre;
    6. Asnjëherë të mos bëhet pengesë e lojtarëve të ftuar nga ana e FBK-së për aktivitetet e tyre;
    7. Të mos organizohen kampe private në kohën e mbajtjes së Kampit Nacional që organizohet nga FBK dhe FIBA Europe.

    *Ato shkolla që e pengojnë, shantazhojnë apo edhe injorojnë organet e FBK-së do të sanksionohen në forma të ndryshme nga FBK si: përjashtimi nga garat e organizuara nga ky organ, dënimin për moskryerjen e detyrës së trajnerit, mos-ftesën e lojtarëve të këtyre shkollave në organizimet e FBK-së, kërkesë në komunat përkatëse për të ua pezulluar aktivitetet dhe funksionimin e këtyre shkollave etj. Në rast se dikush nga trajnerët apo personat zyrtarë bëhet pengesë në ndonjë formë apo tjetrën, ndaj tyre do të ndërmerren masa në përputhje me rregulloren e trajnerëve, rregulloren e përfaqësueseve, propozicionet e garave dhe rregulloren disiplinore të FBK dhe SHTBK./FrontOnline/

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.