×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një njoftim me rëndësi sa i përket subvencionit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri thotë se një numër i caktuar i aplikimeve që kanë pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.

    “Njoftim me rëndësi për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme: Një numër i caktuar i aplikimeve që kemi pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit”, ka shkruar Murati.

    Ai thotë se meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht.

    “Të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët tjerë të familjes, e kanë mundësinë që t’a përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në eKosova. Për t’u marrë parasysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024.  Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko”, përfundon postimi i Muratit.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Arianit Besiri nga Mitrovica, ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani. Ai i ka fituar zgjedhjet për...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “Vjedhje e...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilin ishte...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në pesëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, kryetarja e Durrësit, Emiriana Sako tha se objektivi është që procesi i rindërtimit të mbyllet...
    Artikull i Sponsoruar26 Nëntor 2024
    Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comodita ka sjell eventin më të madh botëror të zbritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Osmani thotë se bashkëpunimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Avokati përfaqësues i dëshmitarit Halil Çadraku, u ankua të martën në Hagë për përkthimin e po ashtu edhe për shqiptimin e mbiemrit...
    Kronika26 Nëntor 2024
    57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.