×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim me rëndësi për qytetarët që kanë aplikuar për letërnjoftim, por nuk e kanë marrë ende

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Qytetarët e Kosovës të cilët kanë aplikuar që të pajisen me letërnjoftim, tash e disa javë nuk kanë arritur ende të marrin atë.

    Ministria e Punëve të Brendshme më 1 shtator ka njoftuar se për shkak të COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryej të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.

    Si pasojë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.

    “Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Deri atëherë për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës”,, thuhej në njoftim.

    Mirëpo, nga MPB për IndeksOnline kanë konfirmuar se në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil kanë bërë një zgjidhje për banorët e Republikës së Kosovës.

    Nga ky institucion thanë se në rastet kur qytetarët kërkojnë dokumente të gjendjes civile, respektivisht ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, t’iu lëshohet ekstrakti me fotografi.

    “Agjencia e Regjistrimit Civil, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19, në pamundësi që qytetarët të pajisen me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, kanë autorizuar Zyrat e Gjendjes Civile, që në rastet kur qytetarët kërkojnë dokumente të gjendjes civile, respektivisht ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, t’iu lëshohet ekstrakti me fotografi, apo siç njihet praktika e vjetër e lëshimit të ekstraktit me fotografi të palës, i cili është subjekt i të dhënave. Meqenëse, Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht nuk ka mundësi t’i pajisë me kohë qytetarët me letërnjoftime për shkaqe të ndryshme teknike, kjo procedurë, do t’iu lehtësojë qytetarëve realizimin e disa të drejtave (kërkesave) të tyre brenda vendit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Me këtë problem janë ballafaquar edhe kandidatët për studentë në universitete.

    Por edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë konfirmuar se mund të përdoret kjo praktikë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.