Prej disa kohësh dihet se Aston Martin V12 Vantage i ri do të debutojë vitin e ardhshëm dhe si lajmërim tashmë po vjen një video e re teaser e kësaj makine.
Siç pritej, V12 Vantage i ri do të marrë një komplet të ridizenjuar të trupit me parafango më të gjerë, një grilë të re, vrima të ndryshme ajri, një spoiler më të madh përpara, një spoiler të mrekullueshëm të pasmë, dy tuba shkarkimi të vendosur në qendër, një kapak me një ventilim të madh ajri.
Përmendet gjithashtu trupi me fibër karboni për kursim të peshës, si dhe motori 5.2-litërsh me turbo dyfishtë V12 me rreth 650 kuaj fuqi.
Premiera pritet më së voni deri në mars 2022 dhe seriali duhet të jetë i kufizuar në 299 kopje./FrontOnline/