×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për qytetarët dhe bizneset

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues.

    Nga data 01 prill 2021 do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim duke ngarkuar edhe listën e personave të të cilëve ju është mbajtur Tatimi në Burim.

    Nga data 01 prill 2021, deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “ËR –  PASQYRA MUJORE E MBAJTJES NË BURIM DHE PAGESËS SË TATIMIT NË INTERES, TË DREJTA PRONËSORE, QIRA, FITORE NË LOTARI DHE LOJRA TË FATIT DHE PERSONIN JO-REZIDENT” do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.

    Për të deklaruar Tatimet e Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR”, tatimpaguesi paraprakisht duhet të plotësoj dhe ngarkoj listën e personave për të cilët ka mbajtur Tatimin në Burim, ndërsa pas ngarkimit të listës dhe validimeve të bëra nga sistemi, deklarata tatimore plotësohet nga vet Sistemi Elektronik EDI dhe mundësohet gjenerimi i fletëpagesës së tatimit.

    Më konkretisht, tatimpaguesi duhet të plotësoj listë-pagesën në formatin e dizajnuar nga ATK, e cila përfshinë informatat, si:

    NUI/Numrin Fiskal/Numrin personal;

    Emrin e biznesit/Emrin dhe Mbiemrin e personit;

    Interesin bruto të paguar;

    Të drejtat pronësore të paguara;

    Fitoret bruto në lotari të paguara;

    Qiranë bruto të paguar;

    Pagesën bruto për personin jo-rezident;

    Pagesën bruto për personin fizik jo-afarist (kategori të veçanta);

    Hapësirën e objektit të marr me qira në metra katror (m2); dhe

    Vlerën bruto të qirasë mujore.

    Deklarimi i formularit “ËR” për periudhën mars/2021 e tutje do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.

    Për plotësimin e saktë të listë-pagesës, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Listë-pagesës”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet deklarimi, andaj ju sugjerojmë që ta shfletoni udhëzuesin paraprakisht.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.