Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur në finalen e parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes me rezultat 2:0.
Hero i bardhekaltërve ka qenë Endrit Krasniqi, që i ka shënuar të dyja golat e bardhekaltërve për t’ia siguruar raundin parë në Ligën e Kampionëve, raporton FrontOnline.
Prishtina në rrethin e parë do të ndeshet me skuadrën e madhe hungareze, Ferencvaros dhe sigurisht kjo do të jetë një aventurë e re për kampionen e Kosovës.
Vlen të përmendet fakti se Ferencvarosi ishte pjesë e fazës grupore të Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar.
Në këtë fazë, skuadra ku paraqitet ylli shqiptar, Myrtu Uzuni, ishte përballur me Barcelonën dhe Juventusin.
Ndeshja e parë mes Ferencvarosit dhe Prishtinës do të luhet në Hungari më 6 korrik.
Kurse, ndeshja kthyese më 13/14 në Prishtinë./FrontOnline/