Gjyqtari i kohës së sakrificës, mitrovicasi Bedri Maliqi, është gjyqtari i cili e kishte ndëshkuar me karton të kuq vëllaun e tij.
Mitrovica njihet si qytet i sportistëve që kanë dhënë një kontribut të madh në sport ndër vite dhe njëri prej tyre është referi i futbollit Bedri Maliqi, shkruan FrontOnline.
Karriera e Bedriut është shumë interesante dhe kontributi i tij është për t’u vlerësuar.
Ai gjatë kohës së pavarësimit të futbollit kishte filluar me referim ku sfidat ishin të mëdha, por që ai nuk u dorëzua asnjëherë.
Takimet e gjyqtarëve ishin mbajtur në kushte të vështira dhe gjithmonë nën presion të madh.
Pos kontributit në ndarjen e drejtësisë, Bedri Maliqi, me financim vetanak kishte udhëtuar me veturën e tij personale në qytetet tjera për të referuar dhe këtë e kishte bërë për shumë vite.
Gjatë karierës së tij, 25-vjeçare, ai ka referuar me gjyqtarët si i ndjeri Ismet Sejdiu, Enver Voca, Rexhep Potoku, Nysret Prekazi, Ilaz Spahiu, Lulzim Devgji e shumë të tjerë.
Bedri Maliqi, ishte një gjyqtar trim dhe i vendosur sidomos në vitet 1991-98, ku nuk ishte ndalur duke kontribuar për futbollin kosovar.
Mirëpo , ai gjatë karierës kishte drejtuar ndeshje ku vëllau i tij Sami Maliqi, ishte futbollist i Bashkimit dhe pikërisht Bedriu e kishte ndëshkuar me karton të kuq Samiun.
Bedri Maliqi, tregon për MitroSport për këtë rast interesant dhe të veçantë që e kishte pasur në 24 vite përvojë si refer.
Bedri Maliqi ka qenë edhe kryetar i komisionit të gjyqtarëve në Mitrovicë.
Mirëpo, pas vitit 2015, kur e kishte përfunduar karrierën si gjyqtar, ai nuk është angazhuar askund dhe për këtë është i dëshpëruar./FrontOnline/