Mediat amerikane kanë zbuluar disa prej personave që pritet të emërohen në pozita të rëndësishme të shtetit në momentin që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden të marrë zyrtarisht detyrën, raporton Gazeta Express.
Sipas Uashington Post, këshilltari i Biden, Antony Blinken pritet që të jetë Sekretar i Shtetit.
Blinken pritet të jetë ndër nominimet e para, ku Biden synon të dërgojë një sinjal të fuqishëm se rindërtimi i Amerikës është një nga përparësitë e tij kryesore.
Ai shërbeu në administratën e ish-presidentit Obama si zëvendës sekretar i shtetit dhe zëvendës kryesor si këshilltar i sigurisë kombëtare. Ai shërbeu gjithashtu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit të atëhershëm Biden.
Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të kryej detyrën e tij të re në krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane pas katër vitesh qeverisjesh nga Donald Trump. Biden do ta bëjë këtë njoftim me 24 nëntor, teksa do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij.
Gjatë kohës sa ishte në detyrë gjatë administratave të mëparshme, Blinken i kishte kushtuar rëndësi edhe Ballkanit.
Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejtë karrierës së tij në Uashington, gjatë dy administratave të mëparshme dhe detyrave tjera të rëndësishme të tij, brenda dhe jashtë qeverisë: Sipas Illyriapost, të gjitha detyrat e tij të larta kanë qenë të lidhura ngushtë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus të veçantë politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit.
Por interesimi i njeriut që ka vizituar edhe Kosovën nuk ka ndaluar vetëm me çështjet politike.
Këtë e dëshmon edhe një ripostim i tij në Twitter, i bërë më 8 gusht të vitit 2016, ku ai ka komentuar mbi një postim në Tëitter të ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Në postimin e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, kishte shkruar: “Punë e mrekullueshme Majlinda! Një moment i tillë historik për Kosovën dhe për këtë atlete të pabesueshme. Festojmë së bashku me të gjithë vendin sonte!”.
Ndërsa Blinken, në shpërndarjen e postimit të ambasadorit amerikan, kishte komentuar: “Në Lojërat e tyre të para Olimpike, urime për Kosovën për fitoren e Medaljes së Artë në Xhudo në Rio2016”.
In their first Olympic Games, congratulations to #Kosovo for winning #Gold in Judo at #Rio2016 https://t.co/KPHG5l5fLE
— Antony Blinken (@ABlinken) August 8, 2016