×
  • Sport
  • Sport

    Njeriu i parë i KOK-ut rrëfehet për FrontOnline: Do të punojmë bashkë për të mirën e sportit, pritjet janë të mëdha nga “Tokio 2020”

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Në fund të muajit mars, Ismet Krasniqi është zgjedhur kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin olimpik 2021-2024, me 53 vota.

    Krasniqi e kishte mposhtur Besim Hasanin, i cili deri më tani ishte Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, raporton FrontOnline.

    Ismet Krasniqi, tash njeriu kryesor i instuticionit më të rëndësishëm të sportit kosovar, ishte i nominuar nga Federata e Atletikës së Kosovës për kryetar të KOK-ut.

    Ismet Krasniqi, president i ri i KOK-ut

    Në një intervistë për FrontOnline, ai ka folur për fillimet e punës së tij, punën e kryetarit paraprak, bashkëpunimin me federatat sportive, dukuritë negative në sport dhe pjesëmarrjen e sportistëve në “Tokio 2020”.

    FrontOnline: E keni nisur punën me entuziazëm në krye të KOK-ut duke mbajtur takime nga më të ndryshmet, cilat janë planet e Ismet Krasniqit në vazhdim në shtëpinë më të madhe të sportit të Kosovës?

    Ismet Krasniqi: Ende nuk i kam mbushur një muaj që prej marrjes së detyrës së presidentit të KOK-ut. Që prej fillimit të marrjes së detyrës, bashkë me Bordin Ekzekutiv dhe stafin jemi angazhuar në përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Po ashtu, kemi organizuar aktivitete të ndryshme si Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Dita Botërore për Lojë të Pastër, Dita e Tokës etj. Krahas tyre, kam pasur edhe takime të shumta, takime online me drejtues të lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të Komitetit Olimpik të Evropës etj.

    FrontOnline: Si e keni gjetur KOK-un pas marrjes së detyrës nga kryetari paraprak, Besim Hasani dhe sa mendoni se është punuar në këtë instuticion më parë?

    Ismet Krasniqi: Unë gjithmonë kam thënë se është punuar edhe më parë në KOK, por që ne do të punojmë edhe më shumë për ta ngritur KOK-un në një nivel tjetër.

    Takimet e shpeshta me ministrin Çeku

    FrontOnline: Keni zhvilluar takim edhe me ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku, a prisni që ky instuticion ta ndihmojë sportin më shumë se në vitet e kaluara, sidomos në jetësimin e projekteve infrastrukturore?

    Ismet Krasniqi: Kam pasur jo një por disa takime me ministrin Hajrullah Çeku, me të cilin menjëherë kemi krijuar një bashkëpunim të frytshëm, për çka dua ta falënderojë. Edhe ministry Çeku është në fillim të punës së tij dhe gjatë takimeve që kemi pasur ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e lartë për të mbështetur fuqishëm sportin dhe padyshim se këtu hynë edhe infrastruktura si elementi kyq për krijimin kushteve për sportistët tanë.

    FrontOnline: Të flasim për futboll. Kohëve të fundit është përfolur shumë për dukuri negative, veçanarisht për manipulime nga më të ndryshmet në ndeshjet e futbollit, cilët janë mekanizmat për t’i ndalur këto dukuri?

    Ismet Krasniqi: Ne e vlerësojmë lartë punën që po bënë Federata e Futbollit të Kosovës për avancimin e futbollit të Kosovës dhe e inkurajojmë të vazhdojë të punojë, ndërsa nga ana jonë do ta kenë mbështetjen e nevojshme.

    Zyrtare: Ismet Krasniqi është presidenti i ri i KOK-ut - Korrekt Press

    FrontOnline: Cilat janë raportet e juaja me krerët e federatave sportive dhe cilat janë planet e KOK-ut për bashkëpunim me federatat e sportit në Kosovë?

    Ismet Krasniqi: Që prej marrjes së detyrës së presidentit kam zhvilluar takime të shumta me drejtuesit e federatave, me të cilat kemi diskutuar bashkërisht brengat e tyre dhe gjetjen e mundësive të bashkëpunimit. Unë kam thënë edhe më parë se pa federate të forta nuk mund të ketë as KOK të fortë, prandaj do të punojmë bashkë për të mirën e sportit.

    Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

    FrontOnline: Në verë, zhvillohen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku Kosova do të përfaqësohet nga disa sportistë, ku natyrisht se prijnë xhudistët, cilat janë pritjet tuaja nga kjo garë?

    Ismet Krasniqi: Momentalisht kemi gjashtë norma olimpike dhe tre sportistë tjerë të cilët do të marrin pjesë me ftesë, që do të thotë se tani për tani nëntë sportistë do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Natyrisht se presim që ky numër të rritet në javët dhe muajt ne vijim, nga sportet e karatesë, boksit, notit etj. Pritjet në Tokio 2020 janë të mëdha dhe kjo vjen falë sukseseve të vazhdueshme të xhudos, të cilët do të paraqiten me pesë norma. Falë tyre dhe rezultateve të tyre ne presim të fitojmë më shumë se sa një medalje, por sidoqoftë, vetëm një medalje nëse e fitojmë, do të ishte sukses i madh për një vend të vogël si Kosova.

    FrontOnline: Mesazhi juaj për sportistët e Kosovës?

    Ismet Krasniqi: Duke qenë edhe ambasadorët më të mirë të vendit tonë, ju uroj shëndet, fat dhe mbarësi në karrierën e tyre, si dhe i inkurajojë të vazhdojnë të punojnë, sepse ne do të punojmë që ata të mos mendojnë për gjëra tjera përveç rezultateve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport26 Dhjetor 2024
    The Athletic ka raportuar se Arsenali ka treguar interes për tre lojtarë për afatin e ardhshëm të transferimeve. “Objektivat afatgjata si Benjamin...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Manchester City dhe Everton luajtën 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier. Të dyja skuadrat morën nga një pikë...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova. Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për mbështjetjen ndaj...
    Sport26 Dhjetor 2024
    The Athletic ka raportuar se Arsenali ka treguar interes për tre lojtarë për afatin e ardhshëm të transferimeve. “Objektivat afatgjata si Benjamin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.