Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kandidatit për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj, për të cilin tha është i vetmi që mund të japë kontributin ndaj Kosovës.
Përmes një video adresimi, diplomati gjerman, Ischinger ka thënë se Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë dhe politikanët si miku i tij i vjetër, Enver Hoxhaj, që kanë pasur pozita të ndryshme shtetërore për më shumë se 15 vjet dhe e kanë pëprfaqësuar Kosovën në Evropë dhe në tërë botën, janë pikërish ata politikanë që i duhen Kosovës.
“Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë. Dhe politikanët, si miku im i vjetër, Enver Hoxhaj, që kanë pasur pozita të ndryshme shtetërore për më shumë se 10 ose 15 vjet dhe që e kanë përfaqësuar Kosovën në Evropë dhe në tërë botën, janë pikërisht ata politikanë që i duhen Kosovës tani.”, ka thënë Ischinger.
Njëri nga njerëzit me të afërt të kancelares Angela Merkel, Ischinger, thotë se personalisht, do të dojë që Kosova përfundimisht ta ketë një qeveri stabile me mandate 4-vjecar, që ta bashkojë dhe ta cojë vendin përpara.
“A do të ishte ai një kryeministër që mund të krijonte një unitet të brendshëm dhe të jashtëm për Kosovën? Personalisht, do të doja që Kosova, përfundimisht, ta ketë një qeveri stabile me mandat 4-vjeçar, që ta bashkojë dhe ta çojë vendin përpara.”, ka thënë diplomati gjerman, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në SHBA.
Ai thotë se Enver Hoxhaj mund të japë kontribunin e madh në këtë drejtim dhe me këtë rast, i dëshiroi sukses në këto zgjedhje.
“E përsëris edhe një herë se mendoj që personalitetet si Enver Hoxhaj do të mund të jepnin kontribut të madh në këtë drejtim dhe, me ketë rast, i dëshiroj atij shumë sukses në këto zgjedhje.”, tha Ischinger.