Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi mori vëmendjen e të gjithëve mbrëmë në ndeshjen kundër Spanjës.
Në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupënn e Botës “Katar 2022”, Kosova u mposhtë nga Spanja me rezultat 3:1, raporton FrontOnline.
Halimi e shënoi golin e nderit për “Dardanët” mbrëmë, derisa ky gol ishte thjesht i jashtëzakonshëm.
Pas një dalje të gabuar nga portieri i Spanjës, Simon, Halimi ia doli të shënojë nga një distancë prej 40 metrash.
Goli i Halimit është bërë viral në rrjetet sociale, derisa faqet e mëdha të sportit janë shprehur të mahnitura.
“Kosova shënon ndaj Spanjës pothuajse nga gjysma e fushës. Një moment i gabuar nga portieri Unai Simon… por çfarë finalizimi nga Besar Halimi”, ka shkruar “Optus Sport”.
Ndërkaq, “BroBible”, ka shkruar: “Ky gol është thjeshtë i jashtëzakonshëm. Besar Halimi”.
“SBS”, një faqe tjetër sportive shkruan: “Spanja kryen punë në fund, por goli senzacional nga Besar Halimi i shqetësoi ata!”.
“ESPN” faqja e madhe e sportit për golin e mesfushorit gjilanas shkruan: “Oh, Kosova ime. Njëri prej golave më të çmendur që do të shihni sot”.
Kurse, “DAZN” shkruan: “Besar Halimi nga pothuajse 40 metra!”. /FrontOnline/