Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e katër personave në Viti.
Zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Front Online, se rreth orës 17:10 ka ndodhur një përleshje fizike në këtë qytet.
Hashani ka treguar se tre prej të lënduarve janë janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë.
“Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë ai.
Sipas tij njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan./Front Online
Plagosen katër persona në Viti