Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mori vendim për kthimin e katër konsujve nga shërbimi diplomatik.
Lindon Kqira është njëri ndër personat që është kthyer me vendimin e saj.
Kqira është anëtar i Partisë Liberale, ku kryetar nderi është Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidentit.