Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova sot kanë nisur sot një nga detyrat më të bukura të caktuara nga “Vëllai i Madh”.
Ata do të bëjnë paketimin e 1000 dhuratave nga gjithsej 30.000 sa do të shpërndahen nga rrjeti i super marketeve Interex.
Dhuratat janë të dedikuara për fëmijët me autizëm dhe sindromën down.
“Babadimri po troket në këtë periudhë të fundvitit dhe kur gjithsecili po pret një dhuratë të bukur nga dikush, rrjeti më i dashur i marketeve ‘Interex’, ka vendosur që të jetë pranë fëmijëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës”, thuhej në detyrën e “Vëllait të Madh”.
“Në rolin dhe me veshjen e babadimrit, stafi i Interex do të shpërndajë gjithandej qyteteve për t’i dhuruar 30.000 dhurata për fëmijë duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e tyre”, thuhet tutje.