Ndonëse e dimë se qëndrimi ulur për shumë orë në ditë mund të kontribuojë në zhvillimin e demencës, një ekspert i shëndetit ka zbuluar se mund të ketë edhe efekte të tjera negative në shëndetin tonë.
Fiziologia Louise Wright paralajmëroi se qëndrimi ulur për më shumë se tetë orë në ditë rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike me 10-20% dhe rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Për më tepër, Wright argumenton se edhe nëse ushtrojmë 30-45 minuta në ditë, por rrimë ulur pjesën tjetër të ditës, kjo nuk do të zgjidhë problemin themelor. Prandaj, ajo rekomandon më shumë lëvizje në jetën e përditshme, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe nëse angazhoheni në nivelet e rekomanduara ditore dhe javore të aktivitetit fizik, por ende kaloni shumë kohë ulur, prapëseprapë mund të rrisni rrezikun e sëmundjeve kronike”, tha ajo për HuffPost.
Ndërsa mund të duket e pamundur të shtoni më shumë lëvizje në ditën tuaj, Wright ka disa sugjerime.
Improvizoni një udhëtim
Nëse punojmë nga shtëpia, fiziologu sugjeron të shtojmë një udhëtim të rremë në fillim dhe në fund të çdo dite pune, për shembull duke ecur ose me biçikletë.
Përdorni teknologjinë rreth jush për të qëndruar aktiv
Ëright rekomandon përdorimin e teknologjisë për të vendosur alarmet. “Pavarësisht nëse është në orën tuaj inteligjente, celularin apo kalendarin në internet, vendosni një alarm për momentet kur e dini se prireni të qëndroni ulur për periudha të gjata kohore”, thotë fiziologja. Alarmi do të na paralajmërojë të ngrihemi dhe të lëvizim.
Merrni parasysh zgjedhjen e një rruge më të gjatë
Wright këshillon që nganjëherë thjesht duhet të ndajmë pak më shumë kohë. Kjo mund të nënkuptojë të shkosh në banjë në katin e mësipërm, të përdorësh shkallët në vend të ashensorit, të zbresësh nga autobusi një ndalesë më herët dhe të ngjashme.