×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit pas sulm*it në Banjskë/ A rrezikohet sërish Kosova nga terrori*stët që strehohen në Serbi?

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës.

    Maqedonci ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi.

    Lidhur me këtë për Front Online janë deklaruar deputetë  nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe eskp;erti i isgurisë, Drizan Shala

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Derisa terroristët janë të lirë, gjithmonë ekziston rreziku për incidente në veri

    Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri përsëritje të rastit të Banjskës për Front është deklaruar Rashit Qalaj ish drejtor i Policisë së Kosovës ,i cili theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve terroriste që morën pjesë në incidentin e Banjskës janë ende të lirë, duke krijuar kështu një rrezik të vazhdueshëm për incidente të ngjashme.

     

     “Duke pasur parasysh se numri më i madh i pjesëtareve terroristë që kanë marrë pjesë në rastin e Banjkës janë në liri, ekziston gjithmonë rreziku që të kemi incidente ndoshta s’mund të them fiks si ai i tipit të Banjskës por gjithmonë është e mundur të ketë incidente”, tha Qalaj për FrontOnline.

    Ai sugjeroi që ministri Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke lënë Policinë të merret me çështjet e sigurisë. Qalaj theksoi se ndonëse nuk mund të parashikohet një incident i ngjashëm me atë të Banjskës, gjithmonë ekziston mundësia për ngjarje të papritura

    “Unë mendoj që ministri i mbrojtjes Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të forcës së Sigurisë së Kosovës sesa për çështjes e sulmeve , sepse Policia e ka në dorë këtë punë dhe policia duhet të merret me këto punë”, përfundoi Qalaj.

    Deputeti i VV-së: Terroristët serbë ushtrimet nuk i bëjnë për rekreacion, por për ta sulmuar Kosovën

    Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, vuri në dukje se paralajmërimi i Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pason edhe paralajmërimet e Policisë së Kosovës, të cilat ishin bërë nga drejtori i Policisë rreth një vit më parë.

    “Paralajmërimi i ministrit të mbrojtjes dhe FSK-së, Maqedoncit ,sigurisht vjen pas paralajmërimeve edhe të Policisë , nga drejtori i Policisë së Kosovës, i cili këtë paralajmërim e ka bërë shumë më herët , diku para një viti e pak , në një komunikatë për media, tha Rexhaj për Front Online.

    Rexhaj theksoi se aktivitetet e grupeve terroriste janë dokumentuar përmes kamerave, duke treguar se ata jo vetëm që ushtrohen, por gjithashtu marrin paga mujore për trajnimin e tyre nga ish-oficerë të ushtrisë. Ai paralajmëroi se këto grupe veprojnë me synimin për të sulmuar Republikën e Kosovës.

    “Tashmë edhe përmes kamerës edhe mjeteve filmike është dokumentuar që pra këta terroristë, jo vetëm që ushtrohen por edhe marrin pagë mujore dhe këto ushtrime i bëjnë nëpër kazermat e ushtrisë nga ish oficerë e ish ushtarak të cilët ata i trajnojnë  prandaj ne e kemi paralajmëruar këtë gjë, edhe para faktorit ndërkombëtar dhe natyrisht derisa ata ushtrojnë ne e kemi rastin e Banjksës ku dihet se ata nuk e bëjnë këtë gjë për rekreacion po për ta sulmuar Republikën e Kosovës”, u shpreh Rexhaj.

    Pas sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Rexhaj shprehu shqetësim se mund të ndodhin incidente të ngjashme në të ardhmen. Ai theksoi nevojën për një analizë të thelluar të sigurisë, duke pasur parasysh se ish-terroristët që ishin të involvuar në Banjskë ende nuk janë ndëshkuar për veprimet e tyre. Kjo situatë sipas tij ngrit shqetësime serioze për mundësinë e përsëritjes së një sulmi të ngjashëm

    “Pas sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku mendoj që Banjska mund të përsëritet  ndoshta jo tash për tash mirëpo duhet parë analizën e sigurisë që na thotë , atje po ushtrojnë ish terroristë të cilët kanë marrë pjesë në rastin e Banjksës dhe ende nuk kanë gjykuar për veprime që i kanë bërë kundër republikës së Kosovës natyrisht që kjo shpie në mendimin që kjo edhe mund të përsëritet”, përfundoi Rexhaj.

    Drizan Shala:Nuk pres të përsëritet rasti i Banjskës

    Eksperti i  sigurisë  Drizan Shala, u deklarua  për Front Online  lidhur me postimin e Ministrit Maqedonci ku u shpreh se  kërkesat e mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë, përfaqësuar nga drejtori i CIA-s, William Burns, kanë për qëllim të minimizojnë aktivitetet që rrezikojnë sigurinë në rajon.

    “Sa i përket kërkesës të parashtruar nga mekanizmi ndërkombëtar i sigurisë në javën e fundit të muajit gusht 2024, ku në Ballkan ishte për vizitë drejtori i CIA-së, William Burns ndër të tjerash ka përcaktuar qartazi konturat e bashkëpunimit , komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve sa i përket minimizimit të aktiviteteve që mund të cenojnë rëndë sigurinë kolektive në rajon e Ballkanin Perëndimor por edhe duke shkelur urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden’’, tha Shala.

    Shala shprehu besimin se, për shkak të mbështetjes ndërkombëtare, nuk priten incidente të ngjashme me Banjskën, megjithatë, theksoi se grupet terroriste mund të vazhdojnë trajnimin dhe organizimin në Serbi, pa ndonjë qëllim për të interferuar në gjeopolitikën e rajonit.

    “Pra në këto kontura , në këto sugjerime dhe veprime të bëra nga mekanizmi ndërkombëtar , nuk pres dhe nuk mund të ketë asnjë incident i cili mund t’i ngjasojë Banjskës dhe në këto rrethana mund të konstatojmë që grupet e tyre mund të trajnohen në pjesën e territorit të Serbisë , mund të organizohen por Nuk e kanë për qëllim të interferojnë për arsye të ndryshimeve të elementeve që determinojnë gjeopolitikën dhe gjeo strategjinë”, përfundoi Shala.

     

     

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot nga ora 13:00 do të mbahet protesta e paralajmëruar...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se nesër nga ora 18:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.