×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga zgjedhja e kryetarëve të Veriut/ Çfarë bën kryetarët atje për një vit?

    Arbnor Buzhala
    28 Maj 2024

    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët kanë marr detyrat e tyre në katër komunat veriore të Kosovës. Lulzim Hetemi, Ilir Peci, Izmir Zeqiri dhe Erden Atiq, kanë mbushur vitin e parë nga marrja e detyrave në krye të komunave veriore të banuara me shumicë nga serbët, shkruan FrtonOnline.

    Me 25 maj të vitit të kaluar ata u betuan si kryetarë në komunat e tyre, por që u kontestua legjitimiteti i tyre për shkak të numrit të vogël të votave që kishin marr.

    Ndryshe nga Komunat tjera të vendit, ku betimi bëhet në objektet komunale, këta kryetarë betimin e tyre e kishin bërë në objekte alternative, shkaku i sigurisë.

    I vetmi që arriti të hyjë në komunë ishte Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje me ndihmën e Policisë, i cili për shtatë muaj nuk doli nga aty.

    Por, zgjedhja e tyre nuk u prit aspak mire nga banorët serbë të cilët protestuan dhe bllokuan atë pjesë për ditë të tëra, duke u ngritur edhe tensionet.

     

    Nexhat Ugljanin: Vit i vështirë, por kemi pas sukses – I mbrojtëm institucionet në katër komunat veriore

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka folur për FrontOnline për punën një vjeçare të kryetarëve të komunave veriore dhe po ashtu për punën e kuvendeve komunale.

    Ai e konsideron vit të vështirë, por që thotë se ka pasur sukses dhe progres gjatë këtij viti.

    ‘’Ka qenë vit i vështirë, sidomos kur kemi marr detyrën si kuvendar dhe si kryesues i kuvendit, kemi punuar në proces 6-7 mujor, derisa kryetarët i kanë marr postet, e kemi marr në gjendje me 12 punëtorë, dhe ne kemi përgatite terrenin për marrjen e detyrës’’, shprehet ai.

    Ugljanin thotë se Kuvendi i Mitrovicës Veriore është duke punuar dhe se po miraton vendime që po bëhen të obligueshme për zbatim në terren.

    ‘’ Kuvendi po punon, po miraton vendimet dhe ato janë të obligueshëm që ato vendime me i zbatu në terren’’, deklaron ai.

    Ai thotë se sfida më e madhe ishte mbrojtja e institucioneve.

     ‘’Sfida më e madhe ishte mbrojtja e institucioneve në katër komunat, pastaj sfidat ekzekutivë, fuqizimi i tyre në veri’’ potencon ai.

    Ugljani, thekson po ashtu se suksesi më i madh ishte mbrojta qytetare dhe shërbimi ndaj tyre.

     ‘’Suksesi më i madh ishte po ashtu mbrojtja institucionale dhe mbrojtja qytetare dhe ata te kenë shërbime me të larta cilësore. Ne me marrjen e detyrave i kemi rregulluar dhe fuqizuar rregulloret’’ shton tutje ai.

    Për fund, ai thekson se në këto katër komuna më pare s’ka pasur ligj, ndërkaq tani kanë ndryshuar gjërat.

    ‘’Këto katër komuna s’kanë punuar me ligjet e vetëqeverisjes lokale dhe ne kemi marr hapa menjëherë që ne me qenë njëjte sikur komunat tjera dhe kjo është arritja më e madhe. Këtu ka qenë një lloj anarkie dhe tash kanë ndryshuar gjërat’’ përfundon Ugljani për FrontOnline.

     

     

    Deputetja e AAK-së: Kryetarët e Veriut, më shumë fiktiv se sa cilësor

    Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore.

    ‘’Nuk kemi ndonjë raport që me e vlerësu punën e tyre. Duke e ditur edhe situatën cila ka qenë, edhe mundësia që ata me ushtru detyrën e tyre ka qenë problematike’’ thotë ajo.

    Ajo deklaron se nuk iu është dhënë mundësia që me pas performance të mire, duke thënë se ndoshta MAPL e ka ndonjë raport punë për ta.

    ‘’Atyre nuk iu është dhënë mundësia me pas performancë të mirë. Ndoshta MAPL e ka ndonjë raport pune, por ne nuk mundemi me vlerësu punën e tyre’’ deklaron ajo.

    Kadrijaj thotë se më shumë duken si kryetarë fiktiv se sa cilësor.

     ‘’Fakt përqindja e votave që kanë marrë, pastaj peticioni, masnej bllokada, e jep me kuptu se ata kanë qenë më shumë kryetar fikitivë se sa cilësor në rrethanat që janë’’ përfundon ajo.

     

     

    Muhaxhiri për kryetarët në komunat veriore: Nuk ishin kualitativ, ishin formal – Mbajtja e tyre në pushtet, lojë politike e Qeverisë

    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se puna dhe se si e kanë marrë pushtetin kryetarët në komunat veriore, ka qenë në kushte jo normale.

    ‘’Puna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale. Procesi se si ata kanë ardhur në pushtet ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të krahasohen me kryetarët e komunave tjera. Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Ka qen. Puna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale’’, deklaron ai.

    Muhaxhiri, deklaron se puna e tyre nuk mund të krahasohet me punën e kryetarëve tjerë dhe se ata më shumë kanë qenë kryetar formal se sa kualitativ.

    ‘’ Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Ka qenPuna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale. Procesi se si ata kanë ardhur në pushtet ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të krahasohen me kryetarët e komunave tjera. Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Po nuk kanë pasur sukses’’ shton ai për FrontOnline.

    Muhaxhiri e quan lojë politike të Qeverisë mbajtjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore

    ‘’Ka qenë një lojë politike për mbajtjen e tyre në pushtet dhe se tendenca e tyre ka qenë shtrirja e pushtetit në veri me anë të kryetarëve, por pushteti i tyre është i paqendrueshëm sepse nuk përfaqësojnë vullnetin politik të atyre komunave dhe kur do që mbahen zgjedhjet dhe mbajtja e tyre të bëhet në kushte normale, ata nuk do të jenë më. Në realitet nuk kanë krijuar ndonjë ndikim, pra nuk kanë qenë përfaqësues të vullnetit politik’’ thotë ai.

     

     

    Shala: Situata është nën kontrollë, por nga Serbia në çdo moment mund të presim aktivitete kriminale

    Njohësi i çështjeve së sigurisë, Drizan Shala, derisa flet për një vjetorin e katër kryetarëve në komunat veriore, për FrontOnline e konsideron të qetë gjendjen në Veri dhe thotë se Policia e Kosovës e ka nën kontrolle atë pjesë.

    ‘’Sa i përket gjendjes se qeverisjes në katër komunat veriore, mund të konstatojmë se Policia e Kosovës ka në duar, kontrollin e saj në katër komunat veriore, që ishin vatër e aktiviteteve kriminale dhe strukturave të Serbisë’’ thekson ai.

    Ai shton se situata edhe pse është nën kontrolle, mund të ketë nga momenti në moment nxitje të situatës nga Serbia.

    ‘’Mund të vijmë në një konkludim se siguri a deri më tani është nën kontrolle. Nga pjesa e Serbisë mund të presim nga momenti në moment nxitje të situatës në atë pjesë si dhe aktivitete kriminale që nxisin në prishjen e qetësisë në atë pjesë’’ deklaron ai.

     

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.