Kjo për të shkakton një lloj pasigurie se personat e tillë nuk mund të dënohen dhe rastet si ky mund të rriten çdo ditë e më shumë.
“Kanë kaluar një vit e gjysmë edhe prej hetuesit që e ka marrë përsipër rastin nuk ka ndonjë lajmërim që është gjetur ose që kanë një të dyshuar e kjo normalisht që e rrit një lloj pasigurie dhe jo vetëm tek unë dhe jo vetëm për këtë rast po edhe për shumë raste tjera të ngacmimeve tjera verbale që i përjetojmë pothuajse çdo ditë”, vazhdon ajo rrëfimin.
Ngacmimet seksuale ndikojnë edhe në psikologjinë e viktimës dhe në shumë raste ato duhet të marrin trajtim psikologjik, për shkak të asaj që ato e përjetojnë. Në një situatë të tillë ka kaluar edhe viktima A.N, e cila për Front Online po thotë se është e detyruar që të marrë qetësues pas asaj që i ka ndodhur.
Ajo pohoi se ka pasur përkrahjen e familjes e që kanë qenë edhe shtytës që ajo rastin ta lajmërojë në polici.
“Po kanë qenë në dijeni qysh ditën e parë që ka ndodhur rasti sepse unë kam qenë shumë e frikësuar dhe e di që atë ditë kam pasur nevojë me patjetër me marr një qetësues edhe për shkak të kësaj kanë qenë të njoftuar dhe mënyra se si kanë reagua ata normalisht që kanë qenë të parët që më kanë thënë që rastin ta lajmëroj në Polici”, ka thënë A.N për Front Online.
Lexo lajmin e plotë:
https://frontonline.net/rrefet-viktima-e-ngacmimit-seksual-u-ngacmova-ne-rruge-policia-e-kosoves-spo-merret-me-rastin/