Një veturë duket se qëllimisht është përplasur nga vozitësi i saj në rrethojat e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.
Autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar dhe duket se incidenti ka qenë i izoluar.
Në fotografitë e publikuara nga agjencia Reuters shihet një veturë e tipit “Golf 4” me disa fjalë të shkruara me ngjyrë të bardhë në dyert e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zjarrfikësit.
Merkel pritej të mbante video-konferencë me kryeministrat rajonalë të Gjermanisë të mërkurën në mëngjes, ku do të diskutohej për hapat e mëtejmë rreth masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.