Në mëngjesin e së enjtes një veturë ka marrë flakë në Prishtinë.
Në ndihmë të shoferit kanë dalë qytetarët që ishin duke kaluar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, ku thekson se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës./Front Online