Sot në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë është identifikuar një veturë në të cilën ka pasur njolla gjaku.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar ngasësin e veturës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se ngasësi i veturës është shoqëruar për intervistim në stacionin policor.
“Sot rreth orës, 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dal njësitet policore të cilët kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë dërguar në stacionin policor”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tregon se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar”.
Sipas Ahmetit, dyshohet se personi i cili është transportuar me këtë makinë është rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale në Gjilan.