Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar.
Babi i viktimës e ka raportuar rastin në polici.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.