Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret.
Kondicionerët në shtëpi dhe vetura do të punojnë me intensitet të plotë dhe e gjithë kjo përfshin rritjen e konsumit të energjisë.
Këtu na intereson, mbi të gjitha, makinat, pra si të kursejmë të paktën pak karburant gjatë funksionimit të kondicionerit.
Ju e dini që kondicioneri mund të marrë ajër për të ftohur kabinën e automjetit nga jashtë ose brenda, dhe këtu qëndron mundësia për të kursyer karburant.
Domethënë, nëse kondicioneri merr ajër nga jashtë, nevojitet shumë më tepër energji për ta ftohur sesa për të riqarkulluar ajrin në kabinë. Duke marrë ajrin nga brenda, kondicioneri e filtron edhe atë, por parandalon hyrjen e pluhurit, ndotjes dhe aromave të pakëndshme.
Prandaj, një mënyrë e mirë për të kursyer karburantin është të shtypni butonin e riciklimit të ajrit. Gjatë ftohjes, sistemi merr ajër nga dhoma e pasagjerëve, e cila do të ketë një temperaturë gjithnjë e më të ulët.
Gjatë ditëve të nxehta të verës, rekomandohet aktivizimi i këtij funksioni dhe në udhëtime më të gjata, vetëm herë pas here aktivizoni opsionin e ftohjes së ajrit të jashtëm. Për të freskuar ajrin në kabinë. Përmenden kursime të mëdha që shkojnë përtej 10 për qind të konsumit të karburantit. Ia vlen. /Telegrafi/