Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Kombëtaren e Kosovës, më saktësisht në aspektin e lëndimeve.
Sot, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Donat Rrudhani nuk do të mundë të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për ndeshjet e nëntorit pas lëndimit që e pësoi në stërvitjen e djeshme.
Atij iu bënë ekzaminimet mjekësore dhe më pas u lirua nga grumbullimi.
Rrudhani është lojtari i gjashtë që do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet me Rumaninë e me Lituaninë pas Milot Rashicës, Bersant Celinës, Leart Paqaradës, Ermal Krasniqit e Emir Sahitit.
Pas Paqaradës, Foda mbetet edhe pa mbrojtësin tjetër të majtë.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare të grupit me Rumaninë të premten mbrëma në Bukuresht, ndërsa të hënën tjetër e pret Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Gazeta Express/