Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar.
Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht para ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
“Më 16.11.2024, F.S. (34) nga Kosova raportoi se ishte sulmuar fizikisht rreth orës 18:30, para ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa ishte në veturën e tij taksi me targa kosovare. Autoritetet kanë marrë masa për të zbardhur rastin”, thuhet më saktësisht në raportim.