Zyrtarët shëndetësorë dhe të sigurisë në Irak thanë se një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik ka sulmuar një kullë monitorimi pranë Aeroportit të Bagdadit, duke lënë së paku 11 njerëz të vrarë.
Zyrtarët thanë se sulmi ka ndodhur të dielën vonë, në një objekt që monitorohet nga një forcë fisnore, me mbështetje të shtetit.
“Shteti Islamik sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë, që shkuan për të ndihmuar”, tha një burim i sigurisë për AFP-në.
Së paku tetë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.
Bagdadi e ka deklaruar Shtetin Islamik të mundur në vitin 2017, por Qeveria irakiane, e mbështetur nga Perëndimi, vazhdon të luftojë qelizat e fjetura të grupit dhe grupet e tjera militante.