Bukuroshja Jacqueline Souza ishte në një lidhje afatgjate me një futbollist të martuar dhe të panjohuar nga Premierliga angleze.
Kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, mardhënia e tyre mbaroi, kështu që Souza vendosi të ngrejë padi ndaj tij, shkruan FrontOnline.
Interesant është fakti se Jacqueline mori mbështetje edhe nga futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo.
“Po, Cristiano më thirri. Të gjithë u tronditën për këtë. Ai e dënoi këtë veprim të ish-të dashurit tim”, ka thënë ajo.
“Ai (ish-i dashuri) veproi sikur unë mos të kisha ekzistuar kurrë. Ai kurrë nuk na kontaktoi për të pyetur për mua dhe fëmijën. Ishte një ankth”, shtoi Souza./FrontOnline/