×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një shtet si Gjermania, Merkel premton kompensim 75% për kompanitë që preken nga masat e reja

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Kancelarja Angela Merkel premtoi se bizneset e goditura nga masat e reja anti-COVID të vendosura në Gjermani do të përfitojnë mbështetje ekonomike. Jo vetëm bizneset, por edhe të vetë-punësuarit janë pjesë e kësaj skeme.

    “Do të kompensojmë kompanitë, institucionet dhe klubet e prekura. Kompensimi do të shkojë deri në 75% për kompani me një numër maksimal prej 50 punonjësish.

    Kompanitë më të mëdha do të kompensohen në bazë të rregullave të Bashkimit Evropian për ndihmën ekonomike”, tha kancelarja gjermane.
    Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se për këtë paketë asistence është përcaktuar një fond prej 10 miliardë eurosh.

    Plani parashikon lehtësimin e kredive urgjente për të vetë-punësuarit si artistë apo punëtorë skenash, ndërsa bizneset e vogla me më pak se 10 punonjës do të mund të përfitojnë kredi shumë të lira.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kroacisë ka miratuar prokurimin e sistemit turk të dronëve Bayraktar TB2 për Ministrinë e Mbrojtjes, thanë zyrtarët. Në një mbledhje,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xheneta u pyet nga banorët në darkën e të nominuarve se pse nuk arrin të bëjë një debat pa ofendime. Banorja u...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.