Zana Sokoli, planere urbane, ka dhënë disa shembuj për hyrjen me pagesë nëpër qytete të ndryshme të Evropës. Ajo ka shkruar se dikush duhet t’ua shpjegojë banorëve në Kosovë praktikat e shteteve të jashtme.
Ajo ka dhënë një shembull konkret se si mund të rregullohet kjo çështje.
“Nje banor i nje komune X ne Kosove, qe punon ne Prishtine (e frekuenton Prishtinen me shume se 300 dite ne vit) taksat, tatimet dhe obligimet tjera i paguan komunes X, aty ku eshte rezident. Komuna X, taksat e tij i kthen ne investime ne komunen X (psh rregullon nje rruge e cila demtohet). Tash, rruget qe ky person i frekuenton ne Prishtine per te ardhur/kthyer cdo dite ne/nga puna, ajrin qe ky person e ndote, zhurmen dhe kolonen qe ky person e shkakton, komuna e Prishtines do te duhej ta riparonte me taksat qe i paguan nje banor tjeter rezident i Prishtines. Cili eshte kontributi i personit nga komuna X ne Prishtine? Pra nuk ka kontribut dhe prandaj aplikohet ne raste kjo tarife”, ka shkruar Sokoli.
Ajo ka shtuar se kjo do të ishte në rregull edhe nëse do të zbatohej edhe nga komunat e tjera.
“Kjo normalisht behet teme diskutimi per rastin e Prishtines si kryeqytet, zone kryesore administrative etj. sepse e njejta po te zbatohej nga komunat tjera do te ishte poshtu ne rregull. Per shembull, une punoj ne Mitrovice dhe shkoj atje me veturen tim cdo dite, dhe do te isha ne rregull te paguaj tarife per shkak se me veturen tim i shkaktoj dem rrugeve te atij qyteti dhe e ndoti ajrin e atyre banoreve”, ka shkruar Sokoli.
Ajo ka thënë se “Vetura/KERRI nuk do te duhej te jete arsye e sakrifikimit te shendetit dhe mireqenies sone”. /GazetaExpress/