Një shoqatë serbe me emrin “Shoqata e familjeve të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë”, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Nga shoqata i thonë Ramës se ata duan pajtim me shqiptarët, por nuk duan të pajtohen me pjestëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i kanë quajtur “terrorist”.
Kjo letër e shoqatës vjen pasi Rama deklaroi, si kundërpërgjigje ndaj Vuçiq-it, se presidenti serb s’ka cka bisedon me perëndimin për Kosovën, por duhet të bisedojmë me vetë kosovarët.
Shoqata në letër përmend “Shtëpinë e Verdhë” – një aludim që ekziston prej kohësh se kanë ndodhur në të krime edhe pse lokacioni i saj asnjëherë nuk është gjetur./insajderi/