×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës.

    Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie.

    Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

    Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi.

    Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

    Vlerat shëndetësore të shegës

    hega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare.

    Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat.

    Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

    Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve
    Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës.

    Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

    Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve
    Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit

    Lëngu i limonit është një prej tyre.

    Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm.

    Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

    Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.

    Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare.

    Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Dhjetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor...
    Lifestyle25 Dhjetor 2024
    Kolesteroli është një substancë yndyrore e pranishme në gjak që luan një rol kyç në shumë funksione të trupit. Megjithatë, kur nivelet...
    Lifestyle24 Dhjetor 2024
    Ja shkaktari më i besueshëm i asaj që do të duhej të bëni në situatë të tillë Kur është femra lakuriq në...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Vip25 Dhjetor 2024
    Xheneta ka shpërthyer në lot pasi realizoi fotografitë me familjarët e saj për festat e fundvitit. Ajo u shpreh se babai i...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend kanë bërë një fotosesion krejtësisht unik brenda Big Brother VIP Kosova. Banorët kishin mundësi...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Një dron ka arritur në hapësirat e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe pati një mesazh për Laurentin dhe Fitimin,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.