×
  • Lajme
  • Lajme

    Një qytetar serb nga veriu po pretendon se është rra*hur nga policia, kjo e fundit i mohon akuzat

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Mediat në Serbi, por edhe institucionet atje dhe partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, po pretendojnë se një qytetar serb nga veriu është rrahur nga pjesëtarë të policisë së Kosovës.

    Sipas tyre, qytetari i identifikuar si Millosh Subotiq mbrëmë vonë është sulmuar fizikisht “nga policët e Kurtit në ambientet e Policisë së Kosovës”.

    Lista Serbe thotë se ky rast “është pasqyrim i serbofobisë së promovuar nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, të cilët veriun e Kosovës e shohin si një territor të pushtuar ku gjithçka lejohet për të dëbuar popullin serb”.

    Kjo parti ka kërkuar reagimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha të EULEX-it.

    Reagim pati edhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila tha se “rrahja e mbrëmshme e serbit nga Mitrovica, Millosh Subotiq, në stacionin policor konfirmon edhe një herë se Prishtina tashmë përdor në mënyrë rutinore metodat e Gestapos të frikësimit dhe dhunës ndaj pjesëtarëve të popullit serb”.

    Theksohet se “Serbia do të vazhdojë të regjistrojë në mënyrë metodike të gjitha sulmet ndaj serbëve, sepse përgjegjësit do të duhet të dalin para drejtësisë”.

    Tutje, një grup i organizatave të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës dënuan ndalimin dhe “rrahjen e paligjshme” të serbit Millosh Subotiq nga policia e Kosovës dhe deklaruan se po e ndërpresin bashkëpunimin me EULEX-in derisa ky mision të paraqesë një vlerësim të punës së policisë dhe forcave speciale në veriu.

    Ata gjithashtu i kërkuan Avokatit të Popullit që të iniciojë hetim ex officio për gjendjen e lirive themelore civile në komunat në veri të Kosovës.

    Ndërkaq, vetë Subotiq ka deklaruar në një video të publikuar nga partia “Demokracia Serbe” se policia e kishte ndaluar derisa po kthehej në shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve së bashku me gruan tij, por që pretendon se nuk i kanë thënë se për çfarë arsye po e ndalojnë.

    Megjithatë, ai tregon se derisa po kalonte pranë një lokali të hapur rishtazi në pjesën veriore, i cili për pronarë ka shqiptarët, e ka larguar një mbulesë para atij lokali që i kishte mbuluar produktet.

    “Kam qenë në një festë me gruan time dhe duke shkuar për në shtëpi, jetoj në Mëhallën e Boshnjakëve, teksa po kaloja, e lëviza mbulesën, kjo është një zonë publike. Më pas erdhi policia nga rrethrrotullimi, më ndaloi, nuk rezistova, i vendosa duart pas shpine”, tha Subotiq në një video të bërë nga anëtarët e Partisë Demokracia Serbe.

    Ai pretendon se e kanë çuar në stacion policor, “në një dhomë pa kamera”, dhe se policët i kanë bërtitur dhe se më pas “ka hyrë një burrë pa numër policie që nuk ka dashur të japë emrin dhe ka filluar ta qëllojë me shuplakë dhe duke e goditur me shqelma në gjoks, ndërsa ishte ulur i lidhur”.

    Subotiq ka pretenduar se i kanë dhënë një letër në gjuhën shqipe, të cilën ai nuk ka dashur ta nënshkruajë.

    Pasi është liruar ka shkuar në spital pasi ka pretendon se ka pasur dhimbje.

    Ndërkaq, Petrit Fejza nga rajoni policor i Veriut, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, duke thënë se Subotiqi dyshohet se ka dëmtuar pronën e marrë me qira prej komunës.

    “Qytetari nuk guxon ta dëmtojë një pronë të tillë nëse është me qira ose nëse është në pronësi të bashkisë. Ai nuk duhet ta marrë ligjin në duart e tij”, ka deklaruar Fejza.

    Ai ka shtuar se policët që ishin jo shumë larg urës e panë, iu afruan dhe i thanë të ndalonte.

    “Nuk ka dashur të dëgjojë, pastaj e kanë futur në automjetin e policisë, e kanë ndjerë se ishte nën efektin e alkoolit. Në stacion policor kanë dashur të bëjnë alkoholist për të matur praninë e alkoolit, ai nuk e ka lejuar këtë dhe më pas i kanë shkruar një tiketë”, ka thënë Fejza.

    Fejza ka mohuar akuzat se policët e kanë rrahur në stacionin policor.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se për pretendimet e Subotiqit se është rrahur, duhet të paraqitet në stacionin policor dhe t’i informojë zyrtarët

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kurti ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Superylli i muzikës Beyonce iu bashkua zëvendëspresidentes Kamala Harris në një tubim të fushatës në Hjuston të premten, ku fokusi i natës...
    Lajme26 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë skandalet...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për Ditën Kombëtare të Austrisë. Në një...
    Lajme26 Tetor 2024
    Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri po del të jetë politik. Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, të cilët janë ndaluar...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi ky i fundit është sulmuar fizikisht nga dy persona...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.