Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qyetar nga kjo komunë, pesë të tjerë janë shëruar, ndërsa 2 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.
Rastet pozitive janë një nga Baballoqi dhe një nga Deçani.
“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 236 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 175 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 50 raste janë akoma aktive”, shkruan tutje Ramosaj.
Ndërsa, IKSHPK njoftoi sot për 7 vdekje nga COVID-19, 91 të shëruar dhe 337 raste të konfirmuara me koronavirus.