Kompania rajonale e Ujësjellësit në Vushtrri ka njoftuar se as sot nuk kanë arritur të sanojnë problemin në gypin kryesor nga ku furnizohet me ujë një pjesë e qytetit.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kompania sqaron se thellësia e gypit po e vështirëson qasjen dhe rregullimin e tij.
“Në këtë aktivitet përveç ujësjellësit janë të kyçur edhe organet relevante komunale me të vetmin qellim që konsumatorëve t’u kthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë të pijes”, thuhet tutje në njoftim.
Kjo është dita e tretë që një pjesë e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur pa ujë.