Dhjami i barkut nuk është vetëm një problem estetik, por edhe një problem shëndetësor. Gjegjësisht, hulumtimet kanë treguar se yndyra e barkut rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Pija e bërë nga limoni, xhenxhefili, kastravecat dhe majdanozi përmban të gjitha komponimet e nevojshme për të stimuluar konsumimin e yndyrës dhe ekspertët rekomandojnë ta pini para se të shkoni në shtrat. Këta përbërës kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe në të njëjtën kohë nxisin detoksifikimin. Majdanozi në pije do të stimulojë punën e veshkave dhe mëlçisë.
Disa nga avantazhet më të rëndësishme të kësaj pije janë: nxit absorbimin e komponimeve ushqyese,
përshpejton metabolizmin, stimulon punën e sistemit tretës, ndihmon në rregullimin e oreksit dhe nxit një ndjenjë më të shpejtë të ngopjes dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.
Uji detoksues i bërë nga limoni, kastraveci dhe xhenxhefili
Për të stimuluar më tej djegien e yndyrës në zonën e barkut, ekspertët rekomandojnë të ndiqni këto hapa:
Reduktoni marrjen e sheqerit – studime të shumta kanë treguar se marrja e tepërt e sheqerit rrit rrezikun e akumulimit të yndyrës në zonën e barkut.
Rritni marrjen e proteinave – njerëzit që plotësojnë nevojën e trupit për proteina kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të yndyrës në bark.
Filloni të konsumoni vaj kokosi – hulumtimet kanë treguar se marrja e përditshme e vajit të kokosit mund të nxisë djegien e yndyrës në zonën e barkut.
Bëni ushtrime aerobike – ushtrimet aerobike janë një faktor shumë i rëndësishëm në arritjen dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore./FrontOnline/