Një person zyrtar në Zubin Potok ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka marrë mesazhe kërcënuese nga një i dyshuar mashkull serb.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.
“Zubin Potok / 31.05.2024 – 19:20. Me 03.06.2024, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjetit social kishte pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar mashkull serb. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, njofton PK.