Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:08, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.