Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 10 vdekje, të gjithë të infektuar me koronavirus. Në mesin e tyre është edhe një rast 29 vjeç nga komuna e Lipjanit.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK, teksa ka njoftuar edhe për 311 raste pozitive me COVID-19 dhe 128 të shëruar.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet tutje në raportin e IKSHPK-së.