Një person me forcë ka hyrë në brendinë e një xhamie.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10 në Terstenik, Gllogoc.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për vjedhje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me forcë ka depërtuar në brendinë objektit të xhamisë. Nuk raportohet për vjedhje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raport.