Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Policia ka njoftuar se viktima ka qenë i shtrirë në rrugë dhe afër ka qenë një veturë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
“HETIM I VDEKJES, Rr. KFOR-it, Pejë 03.05.2023-20:25. Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet personi i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”