Një person është arrestuar në flagrancë të hënën rreth orës dy, duke vjedhur në një shtëpi në Ferizaj.
Sipas policisë, i dyshuari po e kryente vjedhjen në bashkëpunim me tre të tjerë, mirëpo ata kanë arritur të arratisen.
“Raportohet se është arrestuar në flagrancë një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me tre të dyshuar të tjerë ishin duke vjedhur në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti policor në vendin e ngjarjes, tek i dyshuari gjatë kontrollit i ka gjetur një sasi stoli ari, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Ankuesi ka raportuar se të dyshuarit kishin vjedhur sasi ari dhe gjëra tjera në vlerë të konsiderueshme.
Pas intervistimit, me autorizim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.